Vendndodhja

SHKOLLA

SHËNDETËSIA

INFRASTRUKTURA

TRANSPORTI

Vendndodhja

Kompleksi i ri rezidencial “PREMIERE RESIDENCE” ndodhet në zonën perëndimore të Prizrenit, vetëm 2.5 km larg Qendrës së Vjetër të qytetit “Shatërvan”. Zona është e përbërë nga komplekse banimi të ndërtuara në vitet e fundit dhe është e afërt me hapësirat qendrore si Abi Qarshia, Galeria, Gorenje etj. Rruga kryesore e kompleksit, e cila lidhet me rrugën Besim Shala, ofron akses të drejtpërdrejt në unazën e jashtme të qytetit.

SHKOLLA, KOPSHTE DHE CERDHE:

Është shumë e lehtë të rrisësh fëmijë në zonën e Rrugës “Besim Shala”, falë afërsisë me institucionet shkollore dhe parashkollore, si publike ashtu edhe private.

SHËNDETËSIA:

Kompleksi ndodhet në distancë 2 kilometra nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Familjare e Prizrenit. Gjithashtu, lidhet me zonën turistike të Nashecit, duke krijuar mundësi për një jetë të shëndetshme me aktivitete në natyrë.

INFRASTRUKTURA:

Zona ka një plan zhvillimi të mirë të infrastrukturës, me komplekse banimi të ndërtuara në vitet e fundit dhe të mirë-organizuara. Aktualisht është një nga zonat me rritjen më të shpejtë dhe me kërkesën në rritje.

TRANSPORTI:

Zona është lehtësisht e aksesueshme me transportin publik, nga qendra e Prizrenit me disa linja të disponueshme. Kjo e bën zonën ideale për ata që kërkojnë një ambient të qetë dhe të sigurtë, por që duan të jenë të lidhur me qendrën e qytetit për punë ose aktivitete të tjera. Aksesibiliteti mund të përmirësohet edhe më tej me ndërtimin e linjave të reja të transportit publik ose rritjen e frekuencës së atyre që tashmë ekzistojnë, duke iu mundësuar banorëve të qarkullojnë lirshëm nëpër qytetin e Prizrenit.