Termoizolimi
SISTEM KOMPLEKS
Termoizolimi në kompleksin “PREMIERE RESIDENCE” është realizuar duke përdorur një ndërthurje të sistemeve inxhinierike, të cilat bashkëpunojnë për të arritur efikasitetin më të lartë. Muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të dendur me densitet të lartë (100 kg/m3), për të siguruar izolim akustik ndërmjet apartamenteve. Përveç kësaj, është shtuar edhe një sistem termoizolimi për të parandaluar humbjet e nxehtësisë ndërmjet apartamenteve.
FASADË E VENTILUAR
Fasada e ventiluar është teknologjia e fundit në fushën e izolimit termik. Ajo realizohet përmes një teknike të quajtur “Lëkurë e dyfishtë”, ku midis shtresës termoizoluese (lesh-guri) dhe veshjes së jashtme krijohet një hapësirë boshe me gjerësi jo më të vogël se 2 cm. Kjo hapësirë boshe lejon ventilimin e ajrit.